Irani ka pranuar se ushtria e vet e ka bërë një gabim kur pa qëllim e ka rrëzuar një aeroplan ukrainas, duke i lënë të vrarë 176 persona. Pranimi i fajësisë erdhi disa ditë pas mohimit të raporteve të inteligjencës së shteteve të perëndimit se përgjegjës për këtë ngjarje ishte Tehrani.
Të shtunën në mëngjes, televizioni shtetëror iranian e publikoi një deklaratë të ushtrisë, në të cilën thuhet se rrëzimi i aeroplanit të kompanisë “Ukraine International Airlines” ka ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor. Ky njoftim u përcoll më pas nga kërkimfalja e presidentit iranian.
The Islamic Republic of Iran deeply regrets this disastrous mistake.
My thoughts and prayers go to all the mourning families. I offer my sincerest condolences. https://t.co/4dkePxupzm
— Hassan Rouhani (@HassanRouhani) January 11, 2020
Presidenti Hassan Rouhani shkroi në Twitter: “Republika Islamike e Iranit shpreh keqardhje të thellë për këtë gabim të tmerrshëm. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për të gjitha familjet që po mbajnë zi. I ofroj ngushëllimet e mia më të sinqerta.”
Në deklaratën e ushtrisë thuhet se aeroplani i rrëzuar ishte menduar gabimisht se ishte një cak i armikut pasi u kthye në drejtim të një qendre të ndjeshme ushtarake të Rojeve Revolucionare.
Ushtria kërkoi falje për këtë fatkeqësi dhe tha se do t’i përditësojë sistemet e veta për t’i parandaluar gabimet e këtilla në të ardhmen. Për më tepër, në deklaratë thuhet se personat përgjegjës do të japin llogari para Departamentit të Drejtësisë brenda sistemit ushtarak.
Aeroplani i tipit “Boeing 737” u rrëzua disa minuta pasi ishte ngritur në qiell nga aeroporti i Tehranit. Ngjarja ndodhi disa orë pas sulmit me raketa ndaj forcave amerikane në Irak
My colleague @dim109 slowed down the missile impact video and zoomed in when #PS752 appears to be visible. pic.twitter.com/4RkQr0IHpH
— Christiaan Triebert (@trbrtc) January 10, 2020