17 urdhër-arreste për ndërtimet pa leje, qytetarët: Humbëm jetë njerëzish, duam hetim në themel!

schedule19:22 - 10 Janar, 2020

schedule 19:22 - 10 Janar, 2020

Pas lëshimit të urdhër-arresteve nga Prokuroria të 17 zyrtarëve të Durrësit dhe Shijakut që merrnin ryshfet për të lejuar ndërtimet pa leje apo shtesa qytetarët durrsakë nuk mjaftohen vetëm me arrestimin e tyre.

Ata kërkojnë më shumë arrestime dhe hetim në themel pasi dhe jetët njerëzore që humbën nga tërmeti banonin në pjesën më të madhe të banesave me punime jo cilësore apo dhe shtesa.

Prokuroria ka lëshuar mbrëmjen e së enjtes 17 urdhër arreste për punonjës së shtetit që lejonin ndërtime pa leje në kërkim të ryshfetit, dhe nuk ju përgjigjeshin ankesave të qytetarëve kur ata denonconin mbi abuzimet.

11 prej tyre janë efektivë të policisë së Durrësit dhe Shijakut të cilët janë arrestuar.

Mes të arrestuarve ka edhe inspektorë të njësisë administrative Manzë dhe të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe ndërtues.

Të gjithë të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion. ABC News zbardh emrat e disa prej tyre. Ata janë:

-Besnik Domi, Shef i Rendit, Shijak

-Sami Xhafa, Shefi i Policisë, Manzë

-Ermal Petova, OPGj, Manzë

-Nikollë Marku, OPGj, Manzë

-Agim Osmani, Ndihmës Specialist, Policia Durrës

-Gani Dama, Polic parrulle (në kërkim)

-Haxhi Sherra, Ndihmës Specialist Komisariati, Shijak

-Petrit Neziri, Ndihmës specialist Policia, Manëz

-Ndriçim Shika, Ndihmës specialist Policia, Shijak

-Gjergji Gerco, Sekretar i Njësisë Administrative, Sukth

-Jul Kacadej, Specialist IMT Shijak

-Marjus Shaini, Kryeinspektor IMT, Shijak

-Adem Lika, Ndërtues

Mësohet se hetimet kanë disa muaj që kanë nisur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit.

Por një ditë pas lajmit qytetarët thonë se nuk mjaftohen me arrestime, dhe kërkojnë hetim në themel.

Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 shumë nga ndërtimet pa leje,  u shembën duke marrë dhe jetë njerëzish./abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!