“Todibo guximtar, mbrojtësi më i mirë që kam parë prej vitesh!”

schedule10:06 - 10 Janar, 2020

schedule 10:06 - 10 Janar, 2020

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, i ka thurur elozhe të pabesueshme talentit të Barcelonës, Jean-Clair Todibo. Sipas gjermanit, 20 vjeçari i Barcelonës është mbrojtësi më i mirë që ka parë prej shumë kohësh, edhe pse ka vite të tëra që është i përfshirë me futbollin.

“Todibo është qendërmbrojtësi më i mirë që kam parë prej vitesh. Kam vite që ndjek futboll, por Todibo është më i miri nga të gjithë. Ai do të ishte një afrim i shkëlqyer për Schalken dhe një vlerë e shtuar për Bundesligën gjermane.

Është vetëm 20 vjeç, por tregon një qetësi për t’u admiruar. Ai gjithmonë jep pasimin më interesant dhe nuk ka aspak frikë që të rrezikojë me gjërat që bën”, përfundoi Matthaus. Todibo është objektiv i shumë skuadrave në këtë merkato janari./abcnews.al