VIDEO/ “E përndiqte kunatën kudo, e shantazonte me foto”, detaje rrëqethëse nga krimi në familje

schedule09:53 - 10 Janar, 2020

schedule 09:53 - 10 Janar, 2020

“Kunati e përndiqte viktimën dhe i bënte foto kudo”, kështu janë shprehur familjarët e të ndjerës Enkeleda Çapoku , e cila u vra mbrëmë nga kunati i saj në Paskuqan. Burri i 38-vjeçares ndodhej në burg i dënuar me 10 vite për drogë. Ndërsa e ndjera jetonte me nënën e saj dhe vajzën.

6 muaj më parë mes kunati Erdet Çapokut dhe kunatës së tij ka pasur një debat të ashpër, pasi Enkeleda Çapoku e akuzonte atë se e  përndiqte kudo. 38 vjeçarja e denoncoi në komisariatin nr. 5 në Kamez për përndjekje, ndërsa gjykata i kishte dhënë urdhër mbrojtje.

Pasi mori urdhër mbrojtje, Enkeleda Çapoku u largua nga familja e burrit dhe jetonte me qira me nënën e saj dhe vajzën 18 vjeçe.

Edhe pse ajo kishte urdhër mbrojtje, sërish vrasësi kreu aktin e rëndë, duke e dhunuar me shkop dhe thikë, dhe duke e lënë të vdekur kunatën brenda në banesën e saj në Paskuqan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!