Tensioni i krijuar mes Iranit dhe SHBA ka krijuar frikë dhe panik dhe diçka e tillë ka ndikuar te Sergino Dest. 19-vjeçari amerikan është rritur te moshat e kampionëve të Holandës dhe në verë erdhi kalimi në ekipin e parë.
Mbrojtësi i djathtë, i cili aktivizohet edhe në të majtin dhe debutoi me kombëtaren amerikane në shtator, numëron 24 ndeshje aktivizim këtë sezon me ekipin e Ten Hag, por është detyruar të largohet nga faza përgatitore.
Ajax po zhvillon fazën përgatitore në Katar dhe lajmi është publikuar nga sajti zyrtar i “Harkëtarëve”. Dest nuk është ndjerë mirë dhe rehat, teksa ka vendosur të largohet prej andej. Tensionet politike mes shtetit të tij dhe Iranit ia kanë prishur humorin dhe mbrojtësi ka vendosur të ndërpresë përgatitjet për fazën e dytë të sezonit. /abcnews.al