Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” foli për ngjarjen e Rrëshenit ku është ekzekutuar me snajper Kastriot Reçi, paraditen e së martës. Viktima ishte një emër i njohur dhe duket se për vrasjen e tij janë paguar shumë para. Vetëm snajperi bën mbi 20 mijë euro ,tha Artan Hoxha. Sa i përket autorit që kreu vrasjen, gazetari tha se “ka vepruar me saktësi kirurgjikale”, duke shtuar se “goditje të tilla nuk i bëjnë dot as Forcat Speciale të Policisë së Shtetit”.
Artan Hoxha: “Mënyra e realizimit të vrasjes më tremb, ngjarja ka ndodhur ditën në një qytet të vogël. Mënyra se si është realizuar tregon se nuk është vrasës i rëndomtë. Është saktësi kirurgjikale, ka pasur shumë njerëz, mund të shkaktonte dëmë të tjera nëse autori do të kishte zgjedhur armën tradicionale në Shqipëri, kallashnikovin. Vetëm fakti që ky lloj vrasësi është i lirë përbën rrezik. Edhe Forcat Speciale po ta marrin për sipër atë lloj goditje nuk e dimë nëse do ta reazlizojnë me përpikmëri.
Sot kemi një ekzekutor që hyn në skenën e krimit i cili mund të ketë përdorur disa veshje edhe pse këtë nuk e dimë me saktësi. Lënia e armës në vendin e ngjarjes ka ndodhur sepse arma e ekspozonte gjatë largimit. Kostoja e një krimi është mundësia që ke për ta realizuar një vrasje, të gjesh qitës të këtij niveli ka një kosto shumë të madhe. Nuk gjendet një snajper kaq lehtë. Viktima e Rrëshenit ruhej, lëvizjet e tij ishin të kufizuara që në momentin e ekzekutimit të vëllait të tij në Romë. Kjo ngjarje është pak a shumë si vrasjet në Tropojë por distanca është e largët. As në Belgjikë apo Romë nuk janë kapur autorët, instancat janë të paafta deri tani për të ndëshkuar autorët. Viktima që humbi jetën në Rreshen është njeri i njohur”.
VIDEO E PLOTË:
/abcnews.al