Për të rrëzuar Juventusin nga froni dhe për të fituar titullin kampion, duhen përforcime dhe lojtarë me eksperiencë. Tek Interi e dinë këtë gjë dhe janë afër blerjes së Ashley Young. 34-vjeçari i Manchester United shihet si përforcimi i duhur për krahun e majtë të mbrojtjes dhe marrëveshja finale është çështje kohe.
Rreth kësaj mundësie ka folur John O’Shea. Irlandezi e njeh mirë anglezin, ka luajtur me të te “Djajtë e Kuq” dhe nuk e fsheh entuziazmin për ish-shokun e shkuadrës në prononcimin e dhënë për The Debate.
“Largimi i Ashley Young do të ishte një goditje e madhe për Manchester United që do të humbiste një person me eksperiencë të madhe, por falë paraqitjeve të Williams klubi mund t’ia dalë pa të dhe mund të fitojë disa para. Kalimi tek Interi do të jetë një eksperiencë e re për Ashley dhe puna me Antonio Conten do të ishte mbyllja më e mirë e karrierës së tij“, thekson O’Shea. /abcnews.al

