Është mbyllur takimi çerekfinal mes PSG-së dhe St. Etienne, me kampionët e Francës që kanë fituar pa shumë probleme 6-1. Mauro Icardi shënoi që në minutën e dytë të sfidës, duke hapur serinë e golave.
Neymar shënoi në minutën e 39-të për të dyfishuar, ndërsa autogoli i Moulin vendosi rezultatin e pjesës së parë në 3-0. Icardi shënoi edhe dy gola të shpejtë në minutat 49′ dhe 57′.
Mbappe nuk mund të mungonte në listën e golashënuesve në minutën e 67-të. Golin e vetëm për St. Etienne e shënoi mesfushori Yohann Cabaye./abcnews.al
Coupe de la Ligue, çerekfinale
PSG – St. Etienne 6-1
Icardi 2′ 49′ 57′, Neymar 39′, Moulin (ag) 44′, Mbappe 67′ / Cabaye 71′