Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Arrestohen 2 persona në Laç, kapen 80 doza kokainë

schedule14:29 - 19 Shtator, 2026

schedule 14:29 - 19 Shtator, 2026

Një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza është goditur nga Policia në qytetin e Laçit, në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni”.

Në pranga kanë rënë 28 vjeç, banues në Lushnjë, dhe 19 vjeç, banues në Tiranë, të dyshuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytetin e Laçit.

Sipas Policisë, dy të rinjtë u lokalizuan dhe u ndaluan në lagjen nr. 6, Laç. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi kokaine të ndarë në 80 doza, të gatshme për shitje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit siguronin lëndën narkotike dhe më pas e ndanin në doza me qëllim shpërndarjen e saj në qytetin e Laçit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një automjet dhe katër aparate celulare.

Operacioni u finalizua nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!