Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zhbërja e Speciales? Hamza: Të gjitha veprimet ligjore dhe demokratike janë të mundshme

schedule12:13 - 17 Shtator, 2026

schedule 12:13 - 17 Shtator, 2026

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se partia e tij do të shqyrtojë mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve lidhur me Gjykatën Speciale, pas vendimit dënues ndaj katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Duke folur para gazetarëve në Kosovë, Hamza tha se PDK-ja do ta analizojë situatën në detaje dhe më pas do të përcaktojë qëndrimin zyrtar të saj.

“Ne do ta diskutojmë situatën, do ta diskutojmë në detaje. Vendimet ne e kemi thënë, që të gjitha format demokratike dhe ligjore janë opsion. Ne do të diskutojmë dhe pastaj do të shohim se cilat janë qëndrimet zyrtare të PDK-së. Të gjitha veprimet ligjore dhe demokratike janë të mundshme”, u shpreh Hamza.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur në Kosovë është rikthyer debati mbi të ardhmen e Gjykatës Speciale dhe mundësinë e ndërmarrjes së nismave politike e ligjore në lidhje me të.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!