Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PDK në konferencë/ “Fjala e fundit e drejtësisë ende nuk është thënë”, Bedri Hamza: Është goditur rëndë rezistenca e popullit të Kosovës

schedule14:50 - 16 Shtator, 2026

schedule 14:50 - 16 Shtator, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mbajtur një konferencë për media pas aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hamza ka thënë se vendimi i sotëm në Hagë ka goditur rëndë, sipas tij, rezistencën e popullit të Kosovës që luftoi për liri.

Ai ka shprehur solidaritet me familjet e ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se ato për gjashtë vjet kanë përballuar peshën e procesit gjyqësor.

“Familjet e tyre, të cilat për gjashtë vjet e kanë mbajtur peshën e këtij procesi. Të lënduar, të zhgënjyer, të mllefosur jemi edhe ne. Të gjithë ne, qytetarët e Kosovës dhe tërë shqiptarët në botë”, u shpreh Hamza.

Kreu i PDK-së ka kundërshtuar gjithashtu mënyrën se si është interpretuar vendimi, duke deklaruar se ai nuk është shqiptuar në emër të popullit të Kosovës.

“Vendimi i shqiptuar sot nuk është bërë në emër të popullit të Kosovës. Vendimi i shqiptuar sot është bërë kundër popullit të Kosovës dhe kundër shtetit të Kosovës”, deklaroi Hamza.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!