FOTO/ Zyrtarizoi lidhjen me Mark Frrokun, mesazhi i ish-bashkëshortit të Rudina Dembacaj

schedule18:41 - 7 Janar, 2020

schedule 18:41 - 7 Janar, 2020

Aktorja dhe moderatorja e njohur,  Rudina Dembacaj zyrtarizoi dje lidhjen e saj me Mark Frrokun.

Ndonëse një romancë mes tyre ishte përfolur prje kohësh në shtypin rozë, Dembacaj konfirmoi gjithçka me anë të një postimi në Instagram.

“E di që e donit të gjithë, por e kam për vete…ekskluziven. Për të gjithe ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes… Vit të mbare, me shume dashuri Mark dhe Rudi!”, shkruante Rudina.

Ndërkohë pas kësaj duket se ka dhënë mesazhin e tij edhe ish bashkëshorti i Rudinës, Aleks Varfaj.

“Një ditë do them le të shkojë gjithçka në djall dhe do lë djajtë ta luajnë lojën”, shkruan Vrafaj në një postin në Instastory.

Kujtojmë se aktorja dhe Aleks Varfaj janë prindër të një vajze e cila quhet Viktoria. Pas ndarjes, Dembacaj tha se ata ruajnë raporte miqësore me njëri-tjetrin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!