Perplasja mes gjykatave dhe qeverisë për cështjen e rrogave, pritet të vazhdojë edhe pas miratimit të pritshëm të ligjit të ri këtë javë. Disa ditë më parë një grup magjishtratësh dorëzoi një padi penale për ministrin e financave dhe drejtuesit e thesarit të shtetit, pasi ata refuzuan të paguajnë borderotë e disa gjykatave, të hartuara prej atyre vetë. SPAK ka konfirmuar se e ka regjistruar procedimin.
SPAK pritet të kryejë verifikime dhe pritet të sekuestrojë borderotë me listat e reja që të gjitha gjykatat dhe prokuroritë, përvecc saj dhe Kushtetueses kanë dërguar në Thesar, ccështje e cila ccoi në përplasjen e vetë pushtetit gjyqësor me atë ekzekutiv. Por perse spak ka regjistruar nje padi, e cila bie ndesh me vete qendrimin e saj zyrtar per pagesat?
Sipas burimeve te abc neës brenda prokurorise se posacme, Regjistrimi i kallëzimit penal për ministrin e ficancave nga SPAK, nuk do të thotë se Petrit Malaj dhe zyrtarë të tjerë kanë kryer vepër penale dhe as që ccështja po hetohet nga prokuroria. Regjistimi i procedimit është një procedurë zakonisht standarte që përdoret edhe në raste të kallëzimeve të tjera që depozitohen në institucionin e akuzës.
Ndryshe nga të gjitha organet e akuzës dhe gjykatat në vend, Prokuroria e Posaccme dhe Gjykata Kushtetuese zgjodhën të prisnin vendimin e Kuvendit, pasi sicc e përcakton vetë Kushtetuesja në vendimin e saj të datës 17 shkurt, janë ligjvënësit ata të cilët duhet të përcaktojë formulën e re për pagat e magjistratëve.
Zyrtarisht për Abcneës, SPAK tha se llogaritjen e pagave për muajin gusht, e bëri sipas vendimit të Kushtetueses që thotë qartë se formula e re duhet të përcaktohet nga Kuvendi.
“Në përgjigje të kërkesës suaj, SPAK ka vepruar me pagat e muajit gusht, njësoj si me pagat e vjetra, në pritje për të verifikuar situatën buxhetore. Një grup punë ka vlerësuar situatën juridike dhe buxhetore dhe pasi u zhvillua një diskutim në mbledhjen e prokurorëve të posaçëm, SPAK vijoi e llogaritjen e pagave sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Me tej janë dërguar në Degën e Thesarit listëpagesat për shtesën e pagave, procedurë e cila nuk është ekzekutuar.” thuhet ne deklaratë
Nderkohe Gjykata Kushtetuese, institucioni tjeter qe coi borderote e vjetra e tha qarte qe ne vendimin e saj ne 17 shkurt, se kush I percakton kriteret e sakta te rrogave te reja
“Gjykata sqaron se mënyra e përllogaritjes dhe e ekzekutimit të pagave në administrimin e brendshëm të saj, në varësi të fondeve buxhetore në dispozicion, nuk mund të interpretohet si përcaktuese për efektet juridike të vendimit nr. 15, datë 17.02.2026 dhe as për detyrimet që ky vendim sjell për autoritetet përgjegjëse për zbatimin e tij”, vijon deklarata.
qëndrimi i qeverisë deri në këtë fazë ka qenë i njëjtë, projektligji për ccështjen e pagave do të shqyrtohet dhe miratohet nga Parlamenti në datë 17 shtator. Por në një reagim te fundit për ABC NEWS, Ministria e Financave thotë, se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për vendimet e Gjykatës Administrative që urdhëroi pagesat me një formulë të re, që gjykatat e kanë përcaktuar vetë, duke sfiduar pushtetin ekzekutiv.
Eshtë ky sinjali me i forti se perplasja mes dy pushteteve do vazhdoje e forte edhe pas 17 shtatorit dhe se mosdakortësia për pagat, nuk është shkaku real i kësaj lufte të rrezikshme pushtetesh.

