Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Trump: Forca negative duan të ngadalësojnë zhvillimin e inteligjencës artificiale

schedule20:25 - 13 Shtator, 2026

schedule 20:25 - 13 Shtator, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar forcat që kërkojnë ngadalësimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale, duke i cilësuar si “forca negative”.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë përpara Kinës në fushën e inteligjencës artificiale dhe se Uashingtoni duhet ta ruajë këtë avantazh.

“Kush fiton në inteligjencën artificiale, fiton gjithçka”, deklaroi ai.

Reagimi i presidentit amerikan vjen pas paralajmërimeve të kompanive të mëdha të teknologjisë, përfshirë OpenAI dhe Anthropic, të cilat kanë shprehur shqetësime për ritmin shumë të shpejtë të zhvillimit të IA-së dhe rrezikun që sistemet e ardhshme të bëhen më të vështira për t’u kontrolluar nga njerëzit.

Drejtuesi i Anthropic, Dario Amodei, ka paralajmëruar se pa masa sigurie dhe një ngadalësim të ritmit të zhvillimit, brenda 6 deri në 12 muaj IA mund të jetë në gjendje të drejtojë një grup agjentësh që do të mund të marrin kontrollin e një pjese të madhe të internetit.

Trump, megjithatë, argumenton se frenimi i zhvillimit të IA-së mund të dëmtojë avantazhin amerikan në konkurrencën strategjike me Kinën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!