Blerta Xhomo  sjell gjendjen pezull,  social politike dhe individuale me gjuhën e pikturës

schedule16:26 - 7 Janar, 2020

schedule 16:26 - 7 Janar, 2020

Falje, pendim, kërkesë, protestë, lutje janë disa prej ndjesive që shfaqen në galeinë Fab këtë fillimsezoni nga Blerta Xhomo. Kërkimin e saj artistik e ka pagëzuar me titullin “Pezull”.

Piktorja e vjen me një tjetër pamësi e cila e dimensionon pikturën e saj drejt një rritje dhe frymëmarrje ndryshe krahasuar me 4 viter më parë, sipas kuratorit Vladimir Myrtezaj.

“Në ecurinë e saj si artiste ka risi sepse nuk bën më një pikturë që quhet e narracionit, por vjen me një gjendje disi më të pastruar. Pezull do të thotë që ne jemi në një lëvizje të vazhdueshme dhe nuk dimë çfarë do ndodhe nesër me këtë subjekt”, shprehet Myrtezaj.

Shpesh figura femrore është në epiqendër të pikturës së saj, e kjo nuk mungon as kësaj here.

“Pikërisht këtu qendërzon femra, prandaj thashë që qenia kërkon të qendërzohet në aspektin shpirtëror. Ne rastin konkret kjo punë quhet embrion, ka në qendër figurën e femrës”, thotë Blerta Xhomo

Por në këto 10 cikle dominon dualizmi i qënies njerëzore.

Ky lloj udhëtimi mund të ofrojë surpriza të reja dhe mbetemi syhapur për të parë shtegun e ri të piktores Xhomo.

Ekspozita pezull do të qëndreoj e hapur deri me 16 janar në galerinë FAB./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!