Policia franceze dyshon se dalja e një treni nga shinat në Normandi ishte një akt sabotazhi.
Një burim policor tha për France 24 se hetuesit francezë dyshojnë se sabotimi shkaktoi aksidentin, pasi një fragment shine u gjet në shina. Të paktën 44 persona u plagosën, përfshirë një vajzë 18-vjeçare, e cila është në gjendje kritike.
Treni, i cili transportonte 186 pasagjerë, po udhëtonte midis qyteteve të Normandisë, Rouen dhe Caen, kur doli nga shinat rreth orës 19:45 të premten.
Prokurori i Rouen tha se testet për drogë dhe alkool te makinisti i trenit kishin dalë negative. Hetimet tashmë janë të përqendruara te mundësia e një akti keqdashës, sipas France 24.
Trafiku në linjë është pezulluar dhe energjia elektrike në shina është ndërprerë për të lejuar shërbimet e emergjencës të veprojnë.
Treni do të lëvizet nga shinat vetëm pasi prokurori publik ta lejojë këtë, ndërkohë që hetimet për shkakun e daljes nga shinat janë ende në vazhdim.
Një nga pasagjerët tha për mediat vendase se në momentin e aksidentit “dritaret u thyen pjesërisht dhe gurët përfunduan nga shinat brenda vagonit”.

