Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Territorialja, Rama nga takimi në Gjirokastër: Përqëndrim më racional të disa funksioneve që nuk i bëjnë dot bashkitë e vogla

schedule18:17 - 12 Shtator, 2026

schedule 18:17 - 12 Shtator, 2026

Kryeministri Edi Rama ka zbritur vetë në terren për Reformën e re Territoriale.

E nisi nga Gjirokastra, qarku i dytë me më pak banorë në Shqipëri, që do të ketë reformën më radikale, me shkrirjen e 3 bashkive, duke e çuar numrin nga 7 në 4.

Për kryeministrin Rama, reforma e re territoriale synon një funksionim sa më të mirë të bashkive, duke premtuar se qytetet do të jenë siç ishin.

“Qëllimi është për të pasur një përqendrim më racional të funksioneve që nuk i bëjnë dot bashkitë e vogla. Edhe të mëdhatë i kanë vështirë. Ndryshe nga sot, çdo qytet do të ketë drejtuesin e qytetit, që do të jetë njëkohësisht edhe nënkryetar i bashkisë.”

Rama zbuloi se çdo qytet do të ketë po ashtu përfaqësim në këshillat bashkiakë, ndaj dhe ish-bashkitë nuk do të mbeten pa buxhet, siç është pretenduar deri më tani.

“Do të ketë përfaqësuesit e vet në këshillin bashkiak, do të ndahet me kuota, kaq nga Libohova, si do t’ia marrin Libohovës, t’ia çojnë Gjirokastrës? Aty do të ketë përfaqësuesit e vet. E njëjta gjë Memaliaj, Tepelenë. Janë dy qytete të barabarta.”

Krahasuar me reformën e kaluar territoriale, Rama pranoi dështimin e njësive administrative.

“Jam shumë dakord që njësitë administrative nuk funksionojnë siç duhet, nuk bëjnë atë gjë që duhet të bëjnë, të parat që duhet ta bëjnë.”

Dëgjesat për reformën e re territoriale përfundojnë më 28 shtator. Me hartën e re të propozuar nga PS, synohet kalimi nga 61 në 46 bashki.

Në disa bashki bastione të majta, ka pasur kryengritje nga kryebashkiakët aktualë socialistë, të cilët kanë nxjerrë administratën bashkiake dhe mbështetës të tyre në protesta.

PS është e vendosur ta kalojë hartën e re territoriale në Parlament në tetor të këtij viti, përpara zgjedhjeve lokale të 2027./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!