Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Marshi për liri në Prishtinë/ Selimi: Në shesh, një ‘det’ me mbështetës. Procesi gjyqësor, makineri propagandistike për të njollosur luftën

schedule14:26 - 12 Shtator, 2026

schedule 14:26 - 12 Shtator, 2026

Analisti nga Shkupi, Sefer Selimi, ka komentuar atmosferën në Prishtinë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Selimi e përshkroi tubimin si një shprehje të fuqishme mbështetjeje, duke deklaruar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së është instrumentalizuar për të njollosur luftën e Kosovës.

Sipas tij, procesi gjyqësor është shndërruar në një mjet propagandistik kundër luftës së UÇK-së.

Selimi e cilësoi atmosferën në Prishtinë si të jashtëzakonshme, duke theksuar se në mesin e qytetarëve ndihet një pritje me “ndjesi triumfi”.

“Është një det me njerëz me mbështetës që kanë dalë dhe një herë të japin mbështetjen e tyre për këtë farsë politike, që është instrumentalizuar për të njollosur një luftë të pastër, ku dihej qartë kush ishte agresori.

Sot, ky proces gjyqësor është kthyer në një makineri propagandistike për të njollosur këtë luftë të shenjtë dhe të drejtë.

Është një atmosferë e jashtëzakonshme dhe një ndjesi triumfi në pritje.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!