Shtëpia e ish-presidentit Hashim Thaçi është rrethuar me flamujt kuqezi.
Kjo erdhi në ditën kur po mbahet Marshi për Liri në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Klan Kosova sjell pamjet ekskluzive nga atje.
“Marshi për Liri”, që pritet të nisë zyrtarisht në orën 14:00, ka bërë që sheshet e Prishtinës të mbushen plot qytetarë, shumë kohë para nisjes së tij.
Madje, shumë qytetarë po raportohet se kanë mbetur nëpër kolona, sidomos në Sllatinë, në hyrje të Prishtinës.

