Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shfaqja e parë si ministre/ “Prania besnike” në spitale, detyra e parë e Klodiana Spahiut

schedule18:33 - 11 Shtator, 2026

schedule 18:33 - 11 Shtator, 2026

Prania  besnike do të shtrihet dhe në institucionet shëndetësore.  Qytetarët do të kenë një zyrë ku do të adresojnë problemet për të cilat nuk kanë marrë zgjidhje  në ministrinë e Shëndetësisë.   E njejta praktikë do të ndiqet dhe në spitalet  terciare në vend.   Ministrja  e re  Klodiana Spahiu tregoi angazhimin e saj të parë me marrjen e  detyrës.

“Duke filluar që nesër do të kemi një zyrë të hapur që në orën 08:00 të mëngjesit, për të adresuar dhe dëgjuar një problematikë që nuk është zgjidhur diku tjetër. Për këtë qëllim do të angazhohemi të gjithë ne. Të njëjtën gjë do ta bëjnë të gjitha institucionet shëndetësore terciare që janë këtu.

Që nga ky moment, kjo do të jetë prania jonë besnike dhe insistoj në çdo moment që, në rastet kur do të kemi problematika apo mungesa, ato të vijnë duke u pakësuar dhe duke u përmirësuar, sepse ky është një proces në evoluim.”

Klodiana Spahiu nisi detyrën pas prezantimit  me stafin dhe drejtues të spitaleve në vend.

Mjekja kardiologe Klodiana Spahiu merre drejtimin e Shëndetsisë pas  dorëheqjes së  Evis Salës.   Më parë Spahiu  mbante detyrën e nënkryetares së Kuvendit dhe  prej vitit  2009 është deputete  në Parlament.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!