Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Armë zjarri, municione luftarake dhe 20 mijë euro brenda një hoteli në Krujë, arrestohet 40-vjeçari

schedule11:09 - 11 Shtator, 2026

schedule 11:09 - 11 Shtator, 2026

Gjenden në hotelin në pronësi të një shtetasi, armë zjarri, municion, jelek antiplumb dhe 20 000 euro me burime të dyshimta. Policia e Krujës ka arrestuar 40-vjeçarin Adrian Gjebeshi me precedent të mëparshëm penal.

“Në kuadër të operacionit u kryen kontrolle në subjektin (hotel) në Krujë, në pronësi të shtetasit A. Gj., 40 vjeç, me precedent të mëparshëm penal.

Gjatë kontrolleve në këto ambiente u gjetën 1 armë zjarri (pistoletë), 1 krehër me 20 fishekë luftarakë, 1 jelek antiplumb dhe 20 000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtari të kundërligjshme”, njofton policia.

Hetimi vijon për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!