Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Sondazhi në SHBA: 11 shtatori ndryshoi përgjithmonë mënyrën e jetesës për amerikanët

schedule16:39 - 10 Shtator, 2026

schedule 16:39 - 10 Shtator, 2026

Sulmet e 11 shtatorit 2001 mbeten ndër ngjarjet më të rëndësishme në kujtesën e amerikanëve, edhe 25 vjet më vonë. Një sondazh i ri i Ipsos, që përcillet nga AP, tregon se rreth gjysma e amerikanëve i përmendën sulmet si ngjarjen kryesore historike të jetës së tyre.

Ato renditen para pandemisë COVID-19 dhe zgjedhjes së Barack Obamas e Donald Trumpit në postin e presidentit.

Shumica dërrmuese e amerikanëve kujtojnë vendin ku ndodheshin kur morën lajmin për sulmet. Rreth 2 në 3 të anketuar thonë se 11 shtatori ndikoi jashtëzakonisht shumë në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, një sondazh i Gallup tregon se rreth 3 në 10 amerikanë ndryshuan përgjithmonë mënyrën e jetesës, pas kësaj ngjarje.

Megjithatë, vetëm rreth 1 në 10 planifikon ta shënojë të premten përvjetorin e 25-të të sulmeve. Kevin Noel, i cili punonte pranë Qendrës Botërore të Tregtisë, ende kujton erën e zjarrit vdekjeprurës.“Çdo 11 shtator është një ditë traumatike për mua dhe thjesht hesht”, tha 51-vjeçari.

Për personat mbi 65 vjeç, pas 11 shtatorit renditen vrasja e John F. Kennedyt, udhëtimet hapësinore dhe Lufta e Vietnamit. Në sondazh, 31 për qind e amerikanëve e përmendën pandeminë si një nga ngjarjet më të rëndësishme.

Ndërsa te të rinjtë nën 35 vjeç, COVID-19 zë një vend më të rëndësishëm se sulmet terroriste. Rreth gjysma e tyre përmendën pandeminë, ndërsa afërsisht një e treta renditën sulmet e 11 shtatorit.

Shumë pjesëtarë të këtij brezi nuk kishin lindur ose ishin shumë të vegjël për ta kujtuar ngjarjen e New Yorkut. Sipas Pew Research Center, rreth 6 në 10 të lindur pas sulmeve mësuan për to në shkollë.

Sondazhi i Ipsos tregon se rreth 9 në 10 amerikanë besojnë se sulmet ndikuan fuqishëm në vend. Megjithatë, opinionet janë të ndryshme për sigurinë e qytetarëve dhe të shtetit, pasi një e treta e sheh vendin më të sigurt dhe po aq më pak të sigurt.

Besimi te aftësia e qeverisë për t’i mbrojtur qytetarët nga terrorizmi ka rënë nga 88 në 55 për qind. Edhe shqetësimi se dikush në familje mund të bëhet viktimë e terrorizmit ka rënë ndjeshëm.

“11 shtatori ndryshoi mënyrën tonë të jetesës dhe të menduarit”, tha Lakesha Crowell, e cila atëherë ishte nxënëse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!