Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Paris SG e nis si kampion/ Kampionët e Europës shkatërrojnë 6-1 rivalin Slovan

schedule11:31 - 10 Shtator, 2026

schedule 11:31 - 10 Shtator, 2026

Dyshimet ishin mbledhur si retë, por mjaftoi një mbrëmje për t’i larguar të gjitha. Jo se kundërshtari ishte tepër I fortë, por sidoqoftë një fitore 6-1 si kjo e Paris SG, është mënyra e duhur për të nisur Championsin, dhe për të lënë për një moment prapa hallet në ligën e parë të Francës.

Kampionët e Europës në fuqi triumfuan 6-1 në “Parkun e Princave”, në një mbrëmje që nuk është se mund të ketë bindur për gjithçka, por që tregoi se “orkestra pariziene” nuk stonon.

Usman Dembele, fitues në fuqi I Topit të Artë, shënoi dy gola, ndërsa Ferran Torres, sulmuesi i Spanjës që realizoi në finalen e Botërorit, shtoi 3 rrjeta të tjera.

Një herë goditi saktë edhe spanjolli tjetër, Fabian Ruiz. “Djemtë e Artë”, – është titulli lakonik i “L’Ekipit”, me foton e Usman Dembelesë dhe Ferran Torresit duke u përqafuar pas një goli: E nisëm më së miri Ligën e Kampionëve!

“Me fishekzjarre për të startuar fushatën europiane, – shkruan “Lë Mondë”, – kampionët e dyfishtë të Europës nuk lanë dyshime ndaj Sllovanit!”

Trajneri Luis Enrike ishte i lumtur për reagimin e yjeve të tij pas fillimit të vështirë të edicionit, ndërsa deklaroi se ishte i bindur që një lojtar si Kvarackelia mund ta fitojë Topin e Artë.

PSG ka 9 kandidatë të përzgjedhur. Tashmë, kampionia e Francës dhe e Europës duhet të bëjë kthesë në Ligën vendase, dhe pastaj të luajë ndeshjen e madhe në fushën e Mançester Sitit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!