Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

45 mijë dollarë dhuratë nga Trump për tre ndihmëse të Shtëpisë së Bardhë

schedule17:43 - 9 Shtator, 2026

schedule 17:43 - 9 Shtator, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump u ka dhënë nga 45 mijë dollarë në para tre prej ndihmësve të tij në Shtëpinë e Bardhë, sipas deklaratave financiare të publikuara së fundmi.

Mes tyre është edhe Natalie Harp, një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Trumpit. Ajo dhe dy ndihmëse të tjera, Chamberlain Harris dhe Margo Martin, e kanë deklaruar shumën si “dhuratë në para për festat” në dokumentet e tyre financiare. Të treja kanë një pagë vjetore prej rreth 150 mijë dollarësh në administratën amerikane.

Shtëpia e Bardhë tha se Trump ka një traditë të gjatë për t’u dhënë dhurata për Krishtlindje njerëzve që punojnë me të, përfshirë edhe punonjës dhe këshilltarë. Sipas zyrës së shtypit të presidentit, këto dhurata nuk kanë lidhje me detyrat zyrtare të punonjësve dhe për këtë arsye janë të lejueshme sipas rregullave ligjore dhe etike.

Por ish-këshilltari për etikën në Shtëpinë e Bardhë, Richard Painter, e kritikoi vendimin. “Një punonjës i Shtëpisë së Bardhë nuk është portieri i Fifth Avenue”, shkroi ai në X, duke iu referuar kufizimeve ligjore për pagesat shtesë ndaj punonjësve federalë.

Natalie Harp, 35 vjeç, ka qenë më parë prezantuese në një televizion të krahut të djathtë dhe është pjesë e ekipit të Trumpit që nga viti 2022. Ajo njihet për afërsinë e saj me presidentin dhe e shoqëron shpesh në udhëtime.

Harp gjithashtu ndihmon Trumpin me postimet e tij në Truth Social, duke shkruar ato që presidenti i dikton. Për shkak të pranisë së saj të vazhdueshme pranë Trumpit, disa mbështetës të presidentit i kanë vënë nofkën “printeri njerëzor”, pasi ajo i sjell vazhdimisht informacione, materiale nga rrjetet sociale dhe mesazhe që mund t’i interesojnë presidentit.

Emri i saj u bë edhe më i njohur kohët e fundit pasi senatori demokrat Jon Ossoff e përmendi gjatë një fjalimi kritik ndaj Trumpit.

Edhe një tjetër bashkëpunëtor i vjetër i presidentit, Walt Nauta, deklaroi se kishte marrë një dhuratë për festat nga Trump. Në dokumentet e tij financiare, Nauta deklaroi shumën prej 20 mijë dollarësh. Nauta kishte qenë më parë i akuzuar në çështjen që lidhej me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga Trump, por çështja ndaj tij u mbyll më vonë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!