Izraeli i ka dhënë konsullatës britanike në Jeruzalemin Lindor 30 ditë kohë për të mbyllur aktivitetin e saj. Vendimi vjen menjëherë pas masave të reja të njoftuara nga Londra ndaj vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Masat përfshijnë ndalimin e importeve nga këto vendbanime, si dhe sanksione ndaj kompanive dhe individëve që mbështesin zgjerimin e tyre.
Pas përfundimit të këtij afati 30 ditor, diplomatët britanikë të akredituar atje pritet të humbasin akreditimin.
Përveç ndalimit të importeve nga vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, Londra njoftoi sanksione ndaj kompanive dhe individëve që ndihmojnë në zgjerimin e kolonive, si dhe masa të tjera ndaj kolonëve ekstremistë izraelitë të akuzuar për mbështetje apo nxitje të dhunës ndaj palestinezëve.
Miliband deklaroi gjithashtu se Britania e Madhe nuk do të japë licenca të reja për eksportin e armëve për pajisje që kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në pushtim. Ndërkohë, Londra do të vazhdojë të mbajë të pezulluara 30 licenca ekzistuese.

