“Je suis Charlie”, sulmi i armatosur, çfarë ka ndodhur 5 vjet më pas

schedule14:17 - 7 Janar, 2020

schedule 14:17 - 7 Janar, 2020

Kanë kaluar pesë vjet nga atentatet terroriste që përgjakën Parisin duke vrarë përveç qytetarëve të pafajshëm dhe redaktorët e të përjavshmes satirike “Charlie Hebdo”. Ishte 7janar 2015, kur vëllezërit Kouashi hynë duke qëlluar me armë zjarri në selinë e gazetës. Vranë 12 persona dhe plagosën 4 para se të ekzekutoheshin nga agjentët e policisë dy ditë pas arratisjes.

Ditën tjetër, një terrorist i tretë që kishte lidhje me vëllezërit Kouashi, Amedi Kulibali, vrau një agjent policie në Montruzh, dhe sulmoi një dyqan me prodhime hebreje, duke vrarë katër pengje para se të ekzekutohej nga forcat speciale franceze. Të tre atentatorët para se të vdisnin deklaruan se ishin luftëtarë të Xhihadit.

Pesë vjet më vonë pas sulmeve ndaj të cilave francezët reaguan me një manifestim madhështor të unitetit civil, dihen vetëm emrat e ekzekutuesve materialë dhe të mbështetësve të tyre. Pa emër janë ende planifikuesit dhe urdhëruesit, duke bërë që çështja të konsiderohet ende e hapur.

E hapur mbetet edhe plaga mes gazetarëve të Charlie Hebdo, të cilët edhe sot luftojnë për të drejtën e një satire pa censurë. Publikimi i karikaturave të profetit Muhamet, do të ishte e mundur dhe sot, por çfarë kuptimi do të kishte?  Sot ekzistojnë mënyra të tjera blasfemie, një term që për fat të keq ka kaluar dhe kufirin e karikaturave. “Sot janë shumë gjërat që perceptohen si blasfemi dhe ka censuara si edhe ndalime të reja shprehet”, drejtori i të përjavshmes satirike franceze.

Një ndryshim skenari i vështirë për t’u pranuar nga një kolektiv gazetarësh i krijuar për të mbrojtur të drejtën e lirisë së shprehjes, dhe që prej pothuajse 50 vitesh dëshmon se e bën një gjë të tillë, me çdo çmim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!