Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Opozita është pa ide të reja”, Çupi: Sjellja e ‘revolucionit të flamingove’, e dhunshme dhe rrugaçërore

schedule23:31 - 8 Shtator, 2026

schedule 23:31 - 8 Shtator, 2026

Analisti Frrok Çupi ka komentuar situatën politike në vend dhe protestat e opozitës, duke deklaruar se opozita dhe ajo që ai e cilëson si “flamingot” kanë humbur energjinë dhe objektivat e tyre.

Sipas tij, “krijesa e opozitës që janë flamingot” duhet analizuar për mënyrën se si ka vijuar aktivitetin e saj që prej ditëve të para.

Çupi kritikoi edhe mënyrën e zhvillimit të protestave, duke e cilësuar sjelljen e protestuesve si të dhunshme dhe rrugaçërore.

Ai argumentoi se kjo sjellje lidhet, sipas tij, edhe me pamundësinë e këtyre aktorëve për të arritur objektivat e tyre politike.

“Ky sezon është i vjetër, dy faktorët jashtë mazhorancës, opozita dhe flamingot, janë pa ide të reja, pa stil të ri, pa energji, pa objektiva dhe ka pushuar së funksionuari. Krijesa e opozitës që janë flamingot duhet të analizohet pse kaq të vjetër si ditët e para.

 Sjellja e revolucionit të flamingove ishte e dhunshme, rrugaçërore, e ndotur. Mendoni që një tufë e tërë e rrugaçëve ndoqën deputeten Luarasi në muret e Tiranës dhe rrënuan blerësit, rrënuan turistët dhe atmosferën. E fyen rëndë një zonë.

 Kjo sjellje e rëndë ndodh për arsye se dhe vetë këta që bëjnë flamingot nuk mund të arrijnë asgjë. Arsyeja kryesore është se situata në Shqipëri dhe raportet që kemi me Perëndimin i ka sfumuar përpjekjet e tyre për të krijuar deri tani kaos, çfarë ata dëshirojnë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!