Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Nis sesioni i ri i Kuvendit/ Klodiana Spahiu votohet si ministre e Shëndetësisë, Evis Kushi nënkryetare e Kuvendit

schedule17:04 - 8 Shtator, 2026

schedule 17:04 - 8 Shtator, 2026

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot sesionin e III të legjislaturës së XI.

Në nisje,  grupet Parlamentare të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike parashtruan pikat kryesore të politikës së tyre në këtë sesion të ri parlamentar.

Po ashtu, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro emërimin e Klodiana Spahiut si Ministre të Shëndetësisë dhe Evis Kushin në postin e nënkryetares së Kuvendit.

Kushi merr këtë detyrë pas largimit të Klodiana Spahiut nga posti, kurse kjo e fundit merr drejtimin e këtij dikasteri pas largimit nga detyra të Evis Salës.

Votimi u zhvillua pa pjesëmarrjen e opozitës, e cila ka braktisur sallën e Kuvendit dhe nuk ka marrë pjesë në procesin e votimit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!