Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Forumin e Dytë të Inovacionit, me fokus te Inteligjenca Artificiale dhe zhvillimi i sektorit të teknologjisë në Shqipëri, vuri theksin në domosdoshmërinë e ndërtimit të një structure publike cloudi, që të bëjë të mundur që të dhënat shtetërore të jenë të aksesueshme.
“ Sot ne kemi po ashtu një fatmirësi sepse ne eAlbania kemi 3.4 mln subjekte qytetarë dhe biznese të regjistruar dhe në indeksin e shërbimeve online renditemi në një pozicion që as mund ta imagjinonim për Shqipërinë.
Është domosdoshmëri të ngremë një strukturë publike cloudi, një kapacitet kompjuterik kombëtar që të bëjë të mundur që të dhënat shtetërore të jenë të aksesueshme, në mënyrë të sigurtë. Një katallog kombëtar të të dhënave të hapura me standarde ndërveprueshmërie, është i domosdoshëm. Dhe ndërkohë kemi nisur të eksplorojmë mundësinë e ngritjes së datacenter, pro është shumë komplekse nga c’duket në pamje të pare. Nëse sektori publik ka një avantazh të madh sot, në sektorin privat jemi shumë mbrapa. Kemi 24 biznese që tregojnë on line vetem 9 % sipërmarrje që përdorin AI” u shpreh Rama, ndërsa shtoi se objektiv I qeverisë që ai drejton është që brenda 2030, eksportet e teknologjisë është të shkojmë në 1 miliardë euro.
“Objektivi ynë për eksportet e teknologjisë është të shkojmë në 1 miliardë euro brenda kësaj dekade, 2030. Është e mundshme dhe për këtë do vijojmë të fuqizojmë mbështetjen për start up, kemi bërë një dyfishim të fondit për mbështetjen e start up, do paraqitetet i njëjti trend nga ana e sektorit.
Më vjen keq për një lloj presioni gjobvënës që u ushtrua nga portale dhe famëkëqia për vendosje gjobash nën maskën e shtypit të lirë, porn ë këtë pikë s’mund t ju qaj hallin më duket pak ajo që hani ju para asaj që ha vetë. Këshilla ime është mos u merrni me to. Shkruajnë që të paguajnë gjobën kriminale, po asgjë tjetër”, tha Rama.

