Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Fitojnë Zverv dhe Andrejeva/ Tenisti gjerman kualifikohet për në çerekfinale në US Open

schedule12:34 - 8 Shtator, 2026

schedule 12:34 - 8 Shtator, 2026

Është ndoshta pengesa e vetme e Alkarazit.

Aleksandër Zverev arriti një fitore bindëse në Grand Slemin e tenisit US Open, duke u kualifikuar për në çerekfinale.

Tenisti gjerman ia doli 3-0 kundër italianit Luçano Darderi, duke luftuar vetëm në setin e tretë.

Rezultati ishte 6-2, 6-2 e 7-6, dhe I fundit përfaqësues I Italisë në Nju Jork u largua përpara çerekfinaleve.

Zverev, një nga talentet më të mëdhenj në botë, kaloi në 8 më të mirët pak orë pasi këtë e bëri edhe spanjolli Karlos Alkaraz, favoriti për të fituar Grand Slemin.

Në mungesë të Janik Sinerit dhe pas eliminimit të Novak Gjokoviçit, dueli I pritshëm gjermano-spanjoll pritet me shumë interes, ndonëse gara e djemve në US Open ka më shumë amerikanë sesa të tjerë, pasi janë kualifikuar Tiafo, Mikelsen dhe Ben Shelton.

Tek vajzat, dominimi është nga Lindja me dy teniste të Rusisë, një ruse që mbron flamurin e Kazakistanit dhe një bjelloruse.

Mira Andrejeva është më e reja, por rusja 19-vjeçare është padyshim pretendente e fortë për titull.

Kampionia në fuqi e Rolan Garosit eliminoi një patrioten e saj, Potapovën, por që luan për Austrinë.

Në fund e ndihmoi shoqen që pati probleme fizike ndërsa ndeshja përfundoi 5-7, 6-4 e 6-3.

Në çerekfinale edhe Jelena Ribakina, vajza nga Moska që garon për Kazakistanin.

Kampionia në fuqi e Australian Openit mundi japonezen e fortë, Osaka, madje pa shumë probleme, 6-1 e 6-4.

Arina Sabalenka është kualifikuar që më parë, por rivalja e saj e madhe e dikurshme, polakja Iga Shviontek, kapitulloi këtë herë.

Ajo u mund papritur nga kinezja Çin Uen Çen, madje nuk fitoi dot asnjë set, me shifrat 5-7 e 3-6.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!