Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar dorëheqjen e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre Shëndetësie.
Dekreti i kalon sot seancës plenare për votim dhe me pas Spahiu do duhet të betohet para Presidentit për të nisur detyrën.


Deputetët rikthehen të marten, pas pushimeve, në sallën e parlamentit për të nisur sesionin e ri, me çështje të vjetra. Korriku u mbyll me përplasjen për reformën e re territoriale dhe kjo do të jetë sërish cështja më e nxehtë e këtyre javëve në vijim.
Socialistët dhe demokratët nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkë për hartën e re territoriale, duke u ndarë larg njëra-tjetrës për numrin e bashkive që do të ndahet vendi.
Propozimi i maxhorancës me 46 bashki është në rrugë drejt Parlmaentit për tu miratuar, sipas planit, në fillim të tetorit pas konsultimeve në bashkitë që preken.

