Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Turizmi nuk po zhgënjen”, Fatos Çoçoli: Të tregojmë kujdes me çmimet e pajustifikuara

schedule22:35 - 7 Shtator, 2026

schedule 22:35 - 7 Shtator, 2026

TIRANË- Shqipëria edhe këtë vit shënoi një rritje të nurit të turistëve dhe këtë e dëshmojnë të dhënat e fluturimeve në Aeroportin e Rinasit.

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, i ftuar në “Sheshi i Dollarit” në ABC News tha se sektori i truizmit nuk po zhgënjen me performancën e tij, pasi të dhënat dëshmojnë një rritje në krahasim me një vit më parë.

Ai theksoi se të huaj nga shumë vende të Europës kanë shfaqur interes për të eksploruar bukuritë që ofron Shqipëria.

Gjatë diskutimit, Çoçoli u shpreh se krahas gjerëve pozitive, sektori ka dhe mangësi, që lidhen kryesisht me çmimet e shtrenjta në jug si dhe abuzime që bëjnë subjektet me zhurmat gjatë natës.

Ai theksoi se mendësia për t’i trajtuar turistët si “pula për t’u rrjepur” duhet të ndryshojë. Më tej Çoçoli pohoi se Shqipëria ka potencial të lartë për turizëm dhe këtë duhet ta shfrytëzojmë me mençuri, duke krijuar diversifikim ofertash për turistët që vijnë në tokën tonë.

Turizmi nuk po na zhgënjen. Trajektorja është pozitive. Ka interes edhe nga turistë nordikë. Gjykoj se të ardhurat do t’i kemi akoma më mirë se vitin e kaluar, por te ne sfidat kryesore është që të përpiqemi që këta turistë që na vijnë nga kureshtja dhe nga oferta më e lirë. Jemi në kureshtje dhe interesin e turistëve evropianë.

Zhurmat e natës janë të pafalshme. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë, që duhet t’i rregullojmë, por në përgjithësi nuk na ka tradhtuar, por vëmendjen kryesore duhet ta kemi te turistët që na rikthehen. Nuk duhet t’i trajtojmë turistët si “pula për t’i rrjepur”. Kemi çmimet e pajustifikuara në disa zona”, theksoi ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!