Deputetët rikthehen të marten, pas pushimeve, në sallën e parlamentit për të nisur sesionin e ri, me çështje të vjetra. Korriku u mbyll me përplasjen për reformën e re territoriale dhe kjo do të jetë sërish cështja më e nxehtë e këtyre javëve në vijim.
Socialistët dhe demokratët nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkë për hartën e re territoriale, duke u ndarë larg njëra-tjetrës për numrin e bashkive që do të ndahet vendi.
Propozimi i maxhorancës me 46 bashki është në rrugë drejt Parlmaentit për tu miratuar, sipas planit, në fillim të tetorit pas konsultimeve në bashkitë që prekten.
Kjo lë mënjanë Partinë Demokratike që kërkon të shtojë bashki, duke propozuar 100 të tilla, ndërsa ka paralajmëruar betejë në Parlament, për ta kundërshtuar.
Por ndërsa territorialja ka ecur më shpejt për shkak të zgjedhjeve të pranverës për pushtetin vendor, reforma zgjedhore pritet të futet në një rritëm të ri propozimesh dhe diskutimesh mes palëve, që deri tani, kanë qenë bashkëpunuese, për të mos përfunduar si gjithmonë për moment të fundit.
Një tjetër vendim për të cilët ligjvënësit do të ngrene kartonët që në seancat e para, është ajo për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, cështë që ka krijuar përplasje direkte me kryeministrin Rama, për një kohë të gjatë.
Projekligji është në Kuvend dhe ndyshimet, që kanë ardhur si propozim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pritet të miratohen gjatë këtij muaji. Kësaj duket se i parapriu me një reagim Gjykata Kushtetuese, këtë të hënë, që thotë se vendimet e saj duhet të zbatohen, por duke shtuar se nuk hyn në kompetencat e qeverisë dhe të Kuvendit.
“Gjykata sqaron se mënyra e përllogaritjes dhe e ekzekutimit të pagave në administrimin e brendshëm të saj, në varësi të fondeve buxhetore në dispozicion, nuk mund të interpretohet si përcaktuese për efektet juridike të vendimit nr. 15, datë 17.02.2026 dhe as për detyrimet që ky vendim sjell për autoritetet përgjegjëse për zbatimin e tij” thuhet në reagim.
Ky reagim i Gjykatës Kushtetuese vjen dhe si përgjigje ndaj diskutimeve të fundit mbi pagat e reja që do aplikohen për magjistratët, në momentin që Parlamenti do e miratojë draftin me formulën e re të përllogaritjes së shumës./abcnews.al

