Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Përshkallëzimi i sulmeve rrit naftën/ Një fuçi arrin në 97 dollarë, niveli më i lartë në dy muaj

schedule14:17 - 7 Shtator, 2026

schedule 14:17 - 7 Shtator, 2026

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare  është rritur me shpejtësi duke regjistruar nivelin më të lartë në gati dy muaj. Një fuçi  naftë e papërpunuar Brent, u shit me 97 dollarë për fuçi gjatë së hënës  duke vazhduar një trend nga java e kaluar ku regjistroi një rritje me 8%. Kjo erdhi si pasojë e intensifikimit të sulmeve midis SHBA-së dhe Iranit mbi anijet që lundrojnë në Ngushticën e Hormuzit dhe zona të tjera çka  rriti shqetësimet për një ndërprerje të zgjatur të furnizimit nga Lindja e Mesme.

Forcat amerikane goditën tre anije cisterna iraniane nafte të shtunën, tha Komanda Qendrore e SHBA-së, përfshirë një në brigjet e ishullit Kharg, pranë qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit.

Anijet cisternë komercialë tani po përdoren qëllimisht si instrumente të presionit reciprok ekonomik, duke dobësuar ndjeshëm dallimin e mëparshëm midis konfrontimit ushtarak dhe transportit detar komercial sipas ekspertëve

Ndërsa qarkullimi i anijeve në ngushticën e Hormuzit  mbetet minimal gjatë javës së fundit  me një mesatare prej 10 anije mallrash  në ditë më e ulëta që nga maji, treguan të dhënat nga firma analitike Kpler.

OPEC+ e mbajti të pandryshuar politikën e saj të prodhimit të naftës për tetorin në një takim të mbajtur së fundmi , tha grupi prodhues në një deklaratë, pasi duhet të bjerë dakord për kuota të reja përpara se të vendosë hapat e ardhshëm të prodhimit.

Një ngërç i zgjatur, me veprime ushtarake ka të ngjarë të vonojë rrugën drejt rimëkëmbjes së plotë të furnizimit në Lindjen e Mesme, thonë analistët .

Ndërkohë që një kthim në rendimentin e para luftës nuk pritet deri në fund të tremujorit të parë ose në fillim të tremujorit të dytë të vitit 2027.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!