Juventusi dhe Milani e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen mes tyre në Serinë A italiane.
Skuadra vendase pati epërsi gjatë gjithë kohës në fushën e saj në Torino, por ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh kur realizoi Sise në minutën e 68-të.
“Zonja e Vjetër” nuk pati fat dhe humbi disa raste për gol, duke shpëtuar nga humbja vetëm në fund.
Barazimi u arrit në minutën e dytë shtesë kur realizoi Federiko Gati. Me këtë barazim përfundoi ai që quhet “Derbi i Italisë”, mes dy prej skuadrave më historike të Serisë A. Juventusi dhe Milani kanë nga 7 pikë pas tre javëve të para të kampionatit, duke mbetur dy pikë prapa kryesuesve Roma e Inter./abcnews.al

