Ky publik vazhdon të besojë. Edhe pse Trabzonspori nuk e nisi aspak mirë sezonin në Superligën e Turqisë, e madje u turpërua keqaz në Europë, sërish stadiumi mbushet plot në çdo ndeshje.
Rreth 35 000 spektatorë ishin në impiantin “Papara Park”, ndërsa vendasit prisnin Gençlerbirligin në javën e katërt të kampionatit. Më në fund, idhujt e tyre nuk I zhgënjyen duke fituar me një mori golash, e mes yjeve të tjerë shkëlqeu edhe një shqiptar.
Ernest Muçi po di fare mirë ta gjejë vetveten në një skuadër ku luan Mohamed Salah, Fabinjo apo edhe Onuaçu. Pasi Onuaçu realizoi dy herë, dhe Salah gjithashtu e gjeti rrugën e rrjetës, këtë e bëri edhe futbollisti kuqezi.
Ishte për rezultatin 4-0, dhe këtë herë “Faraoni” Salah ia ktheu nderin. Asisti ishte nga egjiptiani, pikërisht të cilit Muçi i ka shërbyer dy herë për golat e tij.
Kjo ishte hera e parë e Muçit këtë sezon, ndërsa ka pasur më parë dy asistet për Salahun. Jo keq, duke krahasuar me sezonin e kaluar kur nisi të shkëlqente vetëm në fund të tetorit e në nëntor.
Trabzonspori ka 7 pikë pas 4 javëve, tri pikë pas kampiones dhe kryesueses, Gallatasaraj./abcnews.al

