Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Joheirry Mola, Miss World 2026/ Triumfon në garën e bukurisë përfaqësuesja e Republikës Dominikane

schedule14:49 - 6 Shtator, 2026

schedule 14:49 - 6 Shtator, 2026

Kurora e Miss World 2026 shkon për Republikën Dominikane. Joheirry Mola është shpallur fituese e konkursit prestigjioz ndërkombëtar të bukurisë, pas një gare ku morën pjesë përfaqësuese nga më shumë se 100 vende të botës. Për Republikën Dominikane, kjo është një fitore historike, pasi kurora rikthehet në vend pas 44 vitesh.

24-vjeçarja arriti të bindë jurinë me paraqitjen e saj, elegancën dhe angazhimin në çështje sociale, duke u renditur në krye të një gare ku morën pjesë konkurrente nga më shumë se 100 vende.

Mola nuk është vetëm modele. Ajo është gjithashtu mësuese dhe korrespondente televizive, ndërsa një pjesë të rëndësishme të angazhimit të saj ia ka kushtuar edukimit të fëmijëve dhe të rinjve në komunitetet.

Në momentin e shpalljes së emrit të saj, Mola mori kurorën mes duartrokitjeve dhe emocioneve, duke e kthyer vëmendjen ndërkombëtare te Republika Dominikane.

Në vendin e dytë u rendit përfaqësuesja e Spanjës, Elisabeth Reynés, ndërsa vendi i tretë shkoi për Taanusiya Chetty të Malajzisë.

Fitorja ka një rëndësi të veçantë për Republikën Dominikane, pasi kjo është vetëm hera e dytë që vendi fiton titullin Miss World.

Kurora e parë ishte fituar në vitin 1982 nga Mariasela Álvarez.

Pas më shumë se katër dekadash, Joheirry Mola shkruan kështu një tjetër kapitull në historinë e vendit të saj në një prej konkurseve më të mëdha ndërkombëtare të bukurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!