Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Rrëzohet avioni “Phantom” gjatë shfaqjes ajrore në Greqi

schedule15:00 - 5 Shtator, 2026

schedule 15:00 - 5 Shtator, 2026

GREQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë shfaqjes ajrore “Athens Flying Week” në Tanagra, ku një avion dyvendësh Phantom F-4 është rrëzuar pak pasi kishte nisur fluturimin demonstrues.

Dy pilotët e avionit, një kapiten dhe një toger i parë, rezultojnë ende të zhdukur. Autoritetet greke kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi në zonën ku dyshohet se është rrëzuar avioni.

Sipas informacioneve paraprake nga Tanagra, deri tani nuk ka prova që mekanizmi i lëshimit të ekuipazhit nga avioni është aktivizuar. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë kontrollet në terren, ndërsa autoritetet po punojnë për gjetjen e dy pilotëve.

Avioni u rrëzua në një moment kur qindra persona po ndiqnin shfaqjen ajrore. Dëshmitarë okularë kanë deklaruar se avioni dukej se po lëshonte tym përpara se të humbiste papritur lartësi dhe të rrëzohej.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!