Shkon në dy numri i banesave të djegura në Himarë, ndërsa situata në terren vijon të mbetet kritike.
Zjarri po përhapet me shpejtësi në zonë, i favorizuar edhe nga era e fortë, e cila ndihmon në përhapjen e flakëve dhe vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Për përballimin e situatës, është nisur edhe një automjet zjarrfikës nga Vlora, ndërsa në ndihmë kanë mbërritur forca nga Finiqi, Delvina dhe Saranda. Në operacion janë angazhuar gjithashtu 50 forca ushtarake nga Gjirokastra, si dhe 3 mjete të Bashkisë Himarë.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera vijojnë prej orësh të jenë në terren, duke punuar për shuarjen dhe izolimin e flakëve, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt banesave të tjera./abcnews.al

