Ka nisur evakuimi i banorëve në Himarë, për shkak të përhapjes së zjarrit dhe pranisë së madhe të tymit në zonën e banuar.
Flakët kanë përfshirë një banesë, ndërsa situata vijon të paraqitet e rënduar.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen dhe izolimin e zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme.
Evakuimi po kryhet si masë sigurie për banorët, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës./abcnews.al

