Artistët do të kenë trajtim të posacëm financiar. Ky është propozimi i një projekligji të ri të hedhur për konsultim nga Ministria e Kulturës, që do të prek drejpërdrejtë artistët e skenës, pasi ata kanë përfunduar marrëdhëniet e punës deri në momentin e lindjes së të drejtës për pension pleqërie, pension invaliditetit apo pensionit familjar.
Pra, në këtë periudhë e ndërmjetme artistët do të mbështeten përmes një skeme të posaçme. Në draft kategoritë përfituese janë: Profesionet e interpretimit fizik, si akrobatët, balerinët dhe valltarët. Kategoria e dytë janë ata të interpretimit vokal në skenë; këngëtar-solist lirik; dhe këngëtar-korist.
Trajtim të posacëm përfitojnë ata artistë të cilët kanë ushtruar profesionin në skenë pranë institucioneve publike të artit dhe kulturës, instiucione këto që miratohen nga Këshilli i Ministrave, në momentin që ligji hyn në fuqi.
Koha kur nis ky trajtim i posaçëm është e ndryshme, për secilën kategori. Akrobatët, balerinët dhe valltarët trajtimi I posacëm nis kur kanë mbushur moshën 47 vjec, kanë jo më pak se 15 vjet periudhë të performancës skenike dhe po kaq vite sigurime shoqërore.
Për këngëtarët- solist lirik dhe dhe këngëtar-korist, sipas draftit, përfitojnë kur mbushin moshën 57 vjec dhe kanë një periudhë performancë jo më pas se 20 vjet, po kaq dhe sigurime shoqërore.
Për lirikët – korist sigurimet shoqeore duhet të jenë jo më pak se 25 vjet. Trajtimi financiar i posacëm nuk cënon përfitimin e pensionin e zakonshëm por ai përfitohet deri në lindjen e kësaj të drejte.
Nga një artistë tek tjetrti përfitimi ndryshon, pasi masa e trajtimit financiar është 70 për qind e pagës bruto mujore të përfituar në muajin e fundit të marrëdhënies së punës. Me nisjen e sesionit të ri parlamentar parashikohet dhe ky dfat të kaloj në Kuvend për miratim, ndërsa përfitimin financiar për artistët, parashikohet të nisin në datën 1 janar të vitit që vjen./abcnews.al

