Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Kamioni përplaset nga treni në Poloni, disa persona marrin ndihmë mjekësore

schedule10:07 - 4 Shtator, 2026

schedule 10:07 - 4 Shtator, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kalim hekurudhor në Gdansk të Polonisë, ku një tren është përplasur me një kamion. Ngjarja ka ndodhur në kalimin hekurudhor në rrugën Niegowska, në Gdansk.

Sipas të dhënave të policisë, drejtuesi i një kamioni me rimorkio ka hyrë në kalimin hekurudhor në momentin kur barrierat po uleshin. Pak çaste më vonë, kamioni është goditur nga një tren  që udhëtonte në linjën Gdynia–Zielona Gora.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionit është dërguar në spital. Drejtuesi i trenit dhe disa pasagjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje, por nuk kanë pasur nevojë të transportohen në spital.


Në vendngjarje kanë ndërhyrë shtatë ekipe të shërbimit zjarrfikës, përfshirë Grupin e Specializuar të Shpëtimit Teknik, si dhe pesë ekipe të emergjencës mjekësore dhe forcat e policisë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!