Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Diaspora në Slloveni paralajmëron protestë paqësore në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

schedule08:44 - 4 Shtator, 2026

schedule 08:44 - 4 Shtator, 2026

Një tjetër protestë është paralajmëruar nga Diaspora në Slloveni në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Ata kanë njoftuar organizimin e një aktiviteti paqësor në Lubjanë. Përmes një thirrjeje të publikuar në Facebook, qytetarët janë ftuar t’i bashkohen protestës që pritet të mbahet më 13 shtator, nga ora 20:00.

Organizatorët e kanë përshkruar aktivitetin si një protestë në heshtje, me respekt dhe dinjitet, për të shprehur solidaritetin dhe kërkesën për drejtësi dhe një proces të drejtë.

Aktiviteti vjen në prag të vendimit të pritshëm të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, për të cilët organizatorët kanë shprehur mbështetjen e tyre.

Sipas njoftimit, 16 shtatori është përcaktuar si dita vendimtare për marrjen e vendimit final.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!