Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

I vunë tritol, pronari i lokalit në Durrës i dënuar për vrasje

schedule09:43 - 3 Shtator, 2026

schedule 09:43 - 3 Shtator, 2026

DURRËS- Qyteti i Durrësit është zgjuar i tronditur nga dy shpërthime me lëndë plasëse Shpërthimi i parë u regjistrua në orën 03:50 minuta në lagjen nr.11 të Durrësit.

Sipas policisë, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të  Gëzim Kajnos. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

Ndërkohë shpërthimi i dytë është regjistruar në derën e garazhit të një automjeti në zonën e Shkallnurit, rreth orës 04:30.  Nga shpërthimi nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Kush është Gëzim Kajno?

Gëzim Kajno, është autori i një vrasjeje, ngjarje kjo e cila ka ndodhur në vitin 2016.

Ai është dënuar me 10 vite heqje lirie. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në mars të 2016, ku viktimë mbeti Asllan Kërtusha 30 vjeç. Në atë kohë policia vuri në pranga Gëzim Kajnon dhe nipin e tij.

Sipas hetimeve, Kërtusha nën efektin e alkoolit, ka ngacmuar klientët në lokalin në pronësi të Gëzim Kajnos, i cili më pas i ka kërkuar atij të dalë nga lokali.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!