Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

New York ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për nxënësit në shkolla

schedule12:17 - 2 Shtator, 2026

schedule 12:17 - 2 Shtator, 2026

New York do të ndalojë përdorimin e Inteligjencës Artificiale nga nxënësit në shkollat publike deri në klasën e 12-të.

Përdorimi i inteligjencës artificiale do të lejohet vetëm në shkollën e mesme dhe do të kufizohet në raste të përcaktuara, si mësimi mbi teknologjinë dhe disa programe pilot.

Sipas New York Times, rregullat e reja do të ndalojnë gjithashtu përdorimin e chatbot-eve që paraqiten si shoqërues virtualë dhe ofrojnë mbështetje psikologjike për nxënësit.

Vendimi ka hapur edhe pyetje mbi mënyrën se si do të kontrollohet përdorimi i inteligjencës artificiale, veçanërisht pasi nxënësit mund të kenë akses në këto mjete jashtë ambienteve të shkollës dhe në pajisjet personale.

Ndërkohë, mësuesit do të mund të përdorin inteligjencën artificiale në punën e tyre, përfshirë përgatitjen e mësimeve, krijimin e materialeve dhe hartimin e mesazheve.

Autoritetet arsimore rekomandojnë gjithashtu kufizimin e kohës para ekranit në 45 minuta për një orë mësimi për nxënësit e shkollave të mesme dhe në 30 minuta për nxënësit e shkollave fillore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!