Islanda? Nuk është problem. Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos nga Forumit i Bledit në Slloveni deklaroi se Jo-ja nga ishulli i Akullt, nuk lëkund objektivat për suksesin e zgjerimit të BE.
Duke folur në një panel për integrmin, Kos i shkeli syrin Shqipërisë dhe Malit të Zi, këtë herë seriozisht.
“Jo, s’po bëj shaka. Jam serioze. Ne jemi të suksesshëm dhe do të jemi të suksesshëm në zgjerimin e BE që kur lufta në Ukrainë na ka shtyrë të rimendojmë prioritetet tona, dhe për KE zgjerimi është prioriteti, një nga prioritetet. Pse e kam quajtur Helsinki Moment? Në 1999 në Helsinki, 5 vite para zgjerimit të madh të BE, liderët thanë qartë se jemi gati nga 2002 të pranojmë anëtarë të rinj të BE nëse plotësojnë kushtet. Kur ne tani kemi, Malin e Zi dhe Shqipërinë, frontrunners, që po bëjnë shumë mirë, por dhe vendet e tjera kandidate, ne jemi seriozë në këtë që themi. Na duheni!” tha ajo.
Për Kos, Jo-ja islandeze nuk e bën BE më pak tërheqëse.
“Çfarë ndodhi në Islandë, më kanë bërë shumë pyetje këto ditë, që Europa nuk është tërheqëse mjaftueshëm. Që ata ikën prej nesh, jo. Ata kanë marrëveshjet më të mira që mund të kesh me BE si një vend jo anëtar i BE. Islanda është pjesë e tregut të përbashkët, Islanda është pjesë e Shengen. Në 2010, kur Islanda ishte vend kandidat, vetëm 19% e islandezëve mbështesnin anëtarësimin në BE. Numri kësaj radhe u rrit ndjeshëm. Ndoshta duhet të presim për disa vite. Sa i përket tërheqjes, ju lutem, ju i referoheni vetëm kandidatëve për anëtare, por ne po krijojmë partneritete të reja. Ne kemi Grenlandën psh, që preferon të jetë pjesë e BE”, u shpre Kos.
Sa për Shqipërinë dhe Malin e Zi, ajo siguroi se dy vendet janë pretendentet kryesore dhe nuk do të grupohen me pjesën tjetër të rajonit për të hyrë grup në BE.
“E para, vendet kandidate në Ballkanin Perëndimor smund të vijnë në grup. Kjo nuk ndodh, sepse ne kemi një proces të bazuar në meritë”, theksoi ajo.
Mesazhin më të fortë kësaj radhe Marta Kos e kishte për Serbinë. Në rast se Beogradi nderon ish-gjeneralin serb Ratko Mlladiç të Masakrës së Srebrenicës, rrezikon të humbasë trenin europian.
“Ballkani Perëndimor është plot me plagë të hapura. Politikanët në shumë raste, në vend ti kurojnë këto plagë, i hedhin kripë që të hapin e hapin këto plagë. Liderët duhet të ndalen. Shohim nga njerëz në Ballkanin Perëndimor, edhe në Republikën Srpska të hyjnë në BE dhe ne duhet ti ndihmojmë. Ratko Mlladiç, është i dënuar për krime kundër njerëzimit. Glorifikimi i kriminelëve të luftës, shkon në drejtim të kundërt me vlerat europiane. Ska vend në BE apo vendet kandidate për këtë. Shpresoj që qeveria në Beograd të kuptojë çpo bën. Është në interesin tonë të mbajmë BE në rrugën europiane, por sdo jetë e mundur pa reformat dhe orientimin strategjik drejt BE”,-vijoi Kos./abcnews.al

