Një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në Korçë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në banesë, në lagjen nr 13 për motive të dobëta, ku njëri prej vëllezërve ka goditur me sëpatë të afërmin e tij.
Pas ngjarjes, autori është larguar nga banesa, por është kapur pak minuta më vonë nga forcat e Komisariatit të Policisë.
I plagosuri është transportuar në spitalin e qytetit të Korçës, ku po merr ndihmën mjekësore. Ai ka marrë një plagë në shpatull dhe, fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori është shoqëruar në ambientet e komisariatit, ku pritet të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

