Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Bebe Rexha i jep fund thashethemeve për Jordan Clarkson

schedule19:19 - 31 Gusht, 2026

schedule 19:19 - 31 Gusht, 2026

Bebe Rexha ka reaguar për herë të parë ndaj thashethemeve se mund të ketë nisur një romancë me yllin e NBA-së, Jordan Clarkson.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare u pyet nga “TMZ Sports” gjatë qëndrimit të saj në New York nëse mes saj dhe basketbollistit të New York Knicks kishte “shkëndija”, pasi të dy kishin kaluar një ditë së bashku muajin e kaluar. Rexha

Spekulimet për një romancë të mundshme mes Bebe Rexhës dhe Jordan Clarkson, 34 vjeç, nisën gjatë kësaj vere, pasi dyshja u pa së bashku në disa aktivitete në New York.

Ata e nisën ditën me një aktivitet artistik, ku morën pjesë së bashku me artistin Leopoldo Gout. Në fotografitë nga eventi, Clarkson shihej pranë Bebe Rexhës, me krahun rreth saj.

Më vonë, të dy morën pjesë edhe në një event të “Vogue” në Rockefeller Center, duke nxitur edhe më shumë kureshtjen rreth marrëdhënies së tyre.

Daljet e përbashkëta bënë që fansat të pyesnin nëse mes këngëtares dhe basketbollistit kishte lindur diçka më shumë se miqësia.

Megjithatë, duket se përgjigjja e Rexhës nuk lë shumë hapësirë për interpretime.

Këngëtarja, e cila këtë të premte festoi edhe ditëlindjen e saj, sqaroi se marrëdhënia me Clarkson është thjesht miqësore.

Pra, të paktën sipas Bebe Rexhës, nuk ka romancë mes tyre, Jordan Clarkson mbetet për momentin në “zonën e miqësisë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!