Qarku i Elbasanit po përballet me trafik të rënduar këtë fund gushti. Ata që udhëtojnë drejt jugut apo juglindjes përdorin këtë segment rrugor duke shkaktuar fluks automjetesh.
Më problematike paraqitet situata në akset Tiranë – Elbasan, Elbasan –Qafë Thanë dhe Tiranë – Rrogozhinë. Për të menaxhuar qarkullimin policia ka shtuar patrullat në rrugë.
Problematike mbetet dhe sjella e shumë drejtuesve të automjeteve në rrugë. Parakalimet e gabuara janë shkeljet më të shpeshta të tyre.
Drejtuesi i Rrugores së Elbasanit ka një mesazh për drejtuesit e mjeteve.
Vetëm javën e kaluar u ndëshkuan me gjobë rreth 1800 drejtues mjetesh, tre prej tyre iu hoq dhe leja e drejtimit të automjetit./abcnews.al

