Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Begaj pret ambasadoren e re të Holandës: Marrëdhëniet mes dy vendeve, të shkëlqyera

schedule12:05 - 31 Gusht, 2026

schedule 12:05 - 31 Gusht, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, me rastin e prezantimit të Letrave Kredenciale.

Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e fortë të Shqipërisë për thellimin e marrëdhënieve me Holandën, si një partner i rëndësishëm evropian dhe aleat i besueshëm brenda NATO-s.

Në takim u theksua se marrëdhëniet politike midis dy vendeve janë të shkëlqyera dhe, gjithashtu, marrëdhëniet ekonomike janë në nivele të larta.

Kreu i Shtetit falënderoi Mbretërinë e Holandës për ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në fushat e mbrojtjes, rendit, shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike, shoqërisë civile dhe medias.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua procesit të integrimit. Përmes Ambasadores Monster, Presidenti i Republikës i përcolli Holandës mirënjohje për mbështetjen në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe çmoi ndihmën në ekspertizë të Holandës për të arritur ambicien e Shqipërisë për anëtarësim deri në vitin 2030.

Presidenti i Republikës i uroi Ambasadores Monster suksese në këtë mandat, duke theksuar gatishmërinë e institucioneve shqiptare për mbështetje dhe bashkëpunim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!